Trupi i një futbollisti të ri brazilian është gjetur pothuajse me kokë të hequr, i shpërfytyruar dhe me organe gjenitale të masakruara në një shkurre mbrëmjen e të shtunës.
Ylli i Sao Paulo, Daniel Korrea Freitas, 24-vjeçar, u gjet i vdekur në një shkurre në Sao Jose Pinhais në shtetin jugor të Brazilit, Parana, nga disa persona që po shëtisnin pranë.
Ishte klubi brazilian i Sao Paulos ai që njofton me dhembje këtë lajm duke shkruar: “Klubi i futbollit Sao Paulo njofton me dhembje të madhe për vdekjen e Daniel Korrea Freitas.
“Nga pamjet e trupit të tij, ai është vrarë dhunshëm. Ai kishte dy prerje në qafë, kokën e kishte gati të prerë dhe organet gjenitale të masakruara” – ka thënë një polic për gazetën lokale “Brand B”.