Skënderbeu do të përballet ditën e sotme me Partizanin në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.
Në prag të kësaj sfidë korçarët kanë marrë një informacion tepër të rëndësishme që ka të bëjë me KAS-in. Sipas “Supersport” gjyqi i Skënderbeut në KAS-in për dënimin 10-vjeçar dhe gjobën 1 milionë euro nga UEFA do të mbahet në muajin janar.
Kujtojmë që drejtuesit e klubit korçar kanë apeluar në KAS dënimin me 10 vite dhe 1 milion gjobë nga Komisioni i UEFA-s dhe pretendon të dalë i pafajshëm ose minimumi të ketë një ulje dënimi.