Moti i keq, i cili ka goditur Italinë gjatë orëve të fundit, pritet të shtyjë takimin e Seria A në mes Lazios dhe Interit.
Pavarësisht se të dyja skuadrat dëshirojnë të luajnë në "Olimpico", stuhitë e breshërit, shiu dhe përmbytjet e mëdha mund të detyrojnë organizatorët të riprogramojnë duelin mes tyre.
Gjithsesi ende nuk është dhënë një verdikt zyrtarë sa i përket kësaj përballjeje, dhe pritet që gjithçka të shkojë sipas planit.
Territori i shtetit italian është goditur nga një valë reshjesh orët e fundit, ndërsa më të dendurat kanë qënë në kryeqytetin italian, Romë, ku shkollat kanë mbyllur edhe dyer.