Dy ditë pas ngjarjes së të shtunës, ku helikopteri i presidentit të Leister Sitit, u rrëzua në tokë ku për pasojë, mbetën të vdekur vetë presidenti Vikai Srivaddhanaprabha, si dhe katër persona të tjerë, tashmë janë publikuar edhe pamjet e siguruara nga një kamerë sigurie.
Video shfaq helikopterin e miliarderit duke u nisur nga stadiumi i “dhelprave”, dhe teksa po ngrihet nga toka, pëson një defekt dhe më pas bie në tokë, duke u përfshirë edhe nga flakët, shkruan PanoramaSport.
Për më tepër, shikoni videon e publikuar nga mediat angleze. Kjo ngjarja tragjike ka prekur shumë tifozë dhe futbollistë në të gjithë botën.