Kontrata e Gianluigi Donnarumma me klubin e Milanit skadon në fund të sezonit. Palët nuk kanë gjetur dakordsinë midis tyre për rinovimin e saj dhe për këtë arsye drejtuesit e kuqezinjve po mendojnë që tani për pasuesin e tij.
Sipas atyre që raportojnë mediat italiane, pasuesi i Donnarumas në katërkëndëshin e portës së Milanit do të jetë Salvatore Sirigu.
Sirigu është një portier me eksperiencë dhe me kosto të përballueshme për klubin, teksa 33-vjeçari nuk do të refuzonte kalimin në një ekip tjetër të madh pas eksperiencës me Paris Saint Germain.