Stadiumi “Olimpiko” i Romës do të shndërrohet në epiqendrën e futbollit europian mbrëmjen e sotme.
Për duelin e titullit kundër Interit, por edhe për një përplasje që mund të afrojë më shumë edhe kualifikimin matematikor për në Ligën e Kampioneve, audienca në impiantin kryeqytetas do të jetë maksimale.
Të 60 mijë biletat janë shitur, por edhe nga zikaltrit interesimi dhe mbështetja do të jetë shumë e madhe, duke qenë se drejt Romës kanë udhëtuar 10 mijë tifozë.