120 milionë euro mund të kushtojë blerja e futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Çmimi për shitjen e tij është përcaktuar nga vetë kubi, por që mund të bëhet realitet vetëm pas përfundimit të sezonit.
Mbrojtësi senegalez ka ngjallur interes nga shumë klube të mëdha evropiane para rihapjes së afatit kalimtar të verës.
Koulibaly kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea në Premierligë.