Për tërmetin me magnitutë 5.1 ballësh të shkallës Rihter që ra ditën e sotme ka reaguar dhe ish deputeti i LSI-së Ylli Manjani. Në një postim në Facebook, Manjani ironizon teksa shkruan, “Nuk e di sa (T.) Ballë ishte ky tërmet (jo Peçi), por dëmet do llogariten me Yaris…”. Më tej, ai shprehet se po kryhet verifikimi i godinave me mure të krisura, trojet e të cilave jepen për ndërtim me PPP.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Nuk e di sa (T.)Ballë ishte ky tërmet (jo Peçi), por dëmet do llogariten me Yaris…
Ndërkohë po fillon verifikimi i godinave me mure të krisura, trojet e të cilave jepen për ndërtim me PPP…
Te Kryesia e Kuvendit, thonë që është krisur një suva…
Truall i mirë aty.