Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin e tij social në “facebook”, ku duket se një turist vidhet përpara “narkopolicisë” dhe këta të fundit nuk bëjnë asgjë për ta ndalur.
Këtë video ish-kryeministrit ja ka dërguar një qytetar i cili thotë se në vend që policët ta ndalojnë vjedhjen e turistes, rrinë e shikojnë pa bërë asgjë pasi duket se ata e njohin hajdutin.
Postimi i plotë:
Ja si vidhet turisti ne hunden e narkopolicise!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
"Prsh Z Berisha. Ne videon qe po ju nis me posht duket qart xhepisti qe eshte duke i hapur çanten nje turisteje ne lungomare dhe policia e njeh shume mir hajduti lihet i lire ne punen e tij personi me syze mbi kok duket dhe nga levizjet publikojeni te pakten ta shohin njerzit dhe te rruhen prej tij."